Rojat e sigurisë qëlluan me armë një person të enjten herët pranë selisë qendrore të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të ShBA-së në Virgjinia, sipas raportimeve të mediave.
Të shtënat nuk ishin fatale për personin e qëlluar, i tha televizionit “NBC News” një person me njohuri rreth rastit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Një zëdhënës i CIA-s nuk i konfirmoi të shtënat. “Ishte një incident i sigurisë ndaj të cilit forcat e sundimit të ligjit iu përgjigjën jashtë selisë qendrore të CIA-s” – tha ai.
Incidenti ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit, i tha mediumit “ABC News” një zëdhënës i policisë lokale në qytetin Fairfax.
CIA tha në një shkrim të publikuar në rrjetin X se porta kryesore e kompleksit të saj në Langley u mbyll dhe i udhëzoi punëtorët që të kërkonin rrugë alternative për hyrje-dalje.
Incidenti me të shtëna ndodhi pasi dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington u vranë nga një sulmues i armatosur në qendër të kryeqytetit amerikan të mërkurën natën. Nuk pati ndonjë shenjë se incidentet janë të lidhura mes vete.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite