Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se një person në Klinë është plagosur në kokë nga një plumb qorr.
Në raportin e PK-së theksohet edhe se viktima është dërguar së pari në QMF Klinë e me pastaj në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm, shkruan Gazeta Express.
Tutje, shtohet edhe se policia është duke e hetuar rastin, për të cilin është informuar edhe prokurori.
‘‘SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Pogragjë, Klinë / 19.09.2025 – 21:35. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke qëndruar në oborrin e axhës se tij, është goditur në kokë nga një plumb qorr. Viktima, është dërguar fillimisht në QMF Klinë e me pastaj në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin’’, thuhet në raportin e PK-së.



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,