Një person ka humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar pasi automjeti “Suzuki” me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga Leski – Zërnovci, afër Koçanit, njofton MPB-ja.
“Më datë 16.08.2024 rreth orës 17:20 në Stacionin Policor Koçan është raportuar se në rrugën rajonale fshati Leski – fshati Zrnovci, rrethinën e Koçanit, automjeti i pasagjerëve “Suzuki” me targa të Vinicës, i drejtuar nga R.S (62). fshati Viniçka Kërshlla, Komuna e Vinicës, ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është lënduar rëndë pasagjeri S.A.(55) nga fshati Viniçka Kërshlla, i cili është dërguar në Spitalin e Shtipit, ku më pas ka ndërruar jetë. Ndërkaq, lëndime të lehta ka marrë shoferi dhe pasagjeri tjetër M.S (60) nga fshati Viniçka Kërshlla, konstatuar në spitalin e Koçanit”, theksojnë nga MPB-ja.
Ekspertizë në vendin e aksidentit ka kryer ekipi inspektues i Departamentit të Policisë së Koçanit dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.



Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën