Luljeta Mehmeti-Quigley, një nga zyrtaret e para policore të Kosovës, dhe e para police e graduar në Rreshter nga radhët e Policisë së Kosovës qysh në vitin 2001, është diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së.
Mehmeti-Quigley iu bashkua Policisë së Kosovës në vitin 2000, duke hyrë në këtë institucion menjëherë pas themelimit të tij.
Ajo shënoi një sërë ngritjesh në pozita komanduese, përpara se të zhvendosej në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2013 ajo u rikthye në Kosovë për të vazhduar shërbimin në polici.
Ndërkaq tani, Mehmeti-Quigley është diplomuar edhe në Akademinë Kombëtare të FBI-së.
“Ceremonia e Diplomimit të Sesionit 296 të Akademisë Kombëtare të FBI-së! Përvojë jetësore, krenare që jam e diplomuar në FBI”, shkroi vetë Mehmeti-Quigley.
Këtë arritje, Shoqata Amerikane-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit (AALEA) e ka vlerësuar si një moment të jashtëzakonshëm dhe si një hap të rëndësishëm për gratë kosovare në sektorin e sigurisë.
“Një moment krenarie për komunitetin tonë dhe për të gjitha gratë në zbatimin e ligjit, duke thyer barrierat dhe duke frymëzuar breza të tërë. Bravo Kosovë”, shkruhet në postimin e AALEA-s.



Të tjera
Lajme
E trishtë: Nipi vdes pas operacionit në lukth në Turqi, ndërron jetë edhe gjyshja në të njëjtën ditë
Një vdekje mjafton për të sjellë
Aktuale
Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” merr dy jetë – Vdes edhe një person nga plagët e marra
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Tërmeti 6.7 shkallësh i Rihterit në Japoni- publikohen pamjet dramatike të lëkundjes së apartamenteve
Një tërmet me magnitudë 6.7 ballësh