Një muaj pas vrasjes së Enver Bajraktarit në fshatin Baincë të Lipjanit, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e Top Kolshit, i cili dyshohet për vrasjen dhe groposjen e tij.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se bastisja është kryer me urdhëresë të Gjykatës, ku në shtëpinë e të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmëautomatike.
“VRASJE E RËNDË /ARMËMBAJTJE PA LEJE – Lipjan / 03.08.2025 – 12:05. Pas hetimeve te vazhdueshme lidhur me rastin, më 03.09.2025 bazuar në urdhëresën e gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike”, thuhet në raport.
Ndaj Kolshit, Gjykata ka caktuar paraburgimin më 13 gusht.
Në njoftimin e Gjykatës për paraburgim thuhet se Kolshi nuk e ka kryer vrasjen i vetëm, por se në rast kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë, ende të paidentifikuar
Caktimin e paraburgimit, Gjykata e ka arsyetuar me rrethanat që nëse i njëjti ndodhet në liri, ka rrezik që të arratiset apo t’i shmanget thirrjeve nga Gjykata apo Prokuroria.
I dyshuari thuhet se ka të kaluar kriminale, dhe se në njërin rast besohet që viktimë ka qenë i ndjeri.
Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës është thënë se pas intervistimit i dyshuari, Top Kolshi e kishte pranuar se ka kryer veprën penale.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga