Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Besart Kelmendit, i njohur me nofkën “Gjesti”, i dyshuar për disa vepra penale.
Sipas njoftimit të gjykatës, masa është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila dyshon se i pandehuri ka kryer veprat penale “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas dëgjimit të palëve dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka vlerësuar se kërkesa e prokurorisë është e bazuar dhe ka vendosur që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Sipas gjykatës, kjo masë është vlerësuar si adekuate në këtë fazë të procedurës, pasi ekzistojnë rrethana që tregojnë për rrezik të ikjes, mundësi të ndikimit në dëshmitarë, si dhe rrezik të përsëritjes së veprës penale.
“Gjykata konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë që siguron zhvillimin e papenguar të procedurës penale”, thuhet në njoftim.
Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.



Të tjera
Lajme
Kurti tha se s’ka nevojë për zgjedhje, zyrtari i AAK-së: Tuta han dardha të buta
Ish-kandidati i AAK-së për deputet, Arton
Lajme
Dorëhiqet edhe Kryesia e Partisë Guxo në Pejë
Pas zhvillimeve në Degën e Deçanit,
Aktuale
Kurti i përgjigjet Osmanit që tha se ia dha datën 28 dhjetor për zgjedhje
Kryeministri Albin Kurti tregoi se nuk