Dje në mediat e Kosovës u shpërnda një artikull skandaloz në të cilin pretendohej se UÇK-së ishte ndihmuar duke iu siguruar asaj fonde nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare. Në këtë artikull thuhej edhe se ndihma ndaj UÇK-së nga këto grupe nuk ishte vetëm në këtë formë. Megjithatë, këto konstatime s’ishin arsyeja e vetme që u cilësua si skandal artikulli në fjalë, por bashkautorësia në këtë artikull e kryetarit të sapo zgjedhur të kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Tjetri, është autorja Jana Arsovska, shkruan Gazeta Express.
I pari, pra Basha, u përballë me kritika të shumta. Mes tyre, u kërkua edhe të iniciohet shkarkimi i tij i menjëhershëm nga pozita që sapo e ka marrë.
Por, kush është Jana Arsovska?
Për Arsovska e cila është me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, menjëherë sa doli artikulli filluan kritikat e diskutimet. Ndër to, për Arsovskan foli mbrëmë edhe Burim Ramadani, ish-kryeinspektori i AKI-së. Ai në Pressing në T7 tha se Arsovska ‘‘e shpjegon Ballkanin përmes krimit të organizuar shqiptar sipas saj”.
Arsovska, në të dhënat për të, bëhet e ditur se është profesorësh e asociuar në departamentin e Sociologjisë në Kolegjin për Drejtësi Penale në ‘’John Jay’’ në New York.
Aty bëhet e ditur edhe se e njëjta, ligjëron për Drejtësia Penale Ndërkombëtare, Kriminologjia Ndërkombëtare, Krimi dhe Drejtësia Ballkanike, Teoria Kriminologjike.

Sa i përket gjërave që ka publikuar, Arsovska është edhe autore e një libri ku në thelb ka shqiptarët. Titulli i librit të saj është “Dekodimi i krimit të organizuar shqiptar. Kultura, politika dhe globalizimi”.

Por, kjo s’është e gjitha.
Arsovska i ka kushtuar edhe artikuj të tjerë shqiptarëve, dhe tentimeve të saja për ‘’krimin e organizuar shqiptar’’.
Ajo është autore edhe e artikullit ‘‘Krahasimi i lëvizshmërisë kriminale: Rasti i Kamorrës napolitane dhe krimit të organizuar shqiptar’.’.
Sigurisht kjo nuk është e tëra. Arsovska del të jetë autore edhe e “Mësimi organizativ, përshtatja dhe racionaliteti: Zgjerimi i krimit të organizuar shqiptar në qytetin e Nju Jorkut, Krimi, Ligji dhe Ndryshimi Shoqëror”.
Bashkautorja e Bashës gjatë punimeve të saja i ka kushtuar një artikull edhe emigrantëve shqiptar në ‘’shoqëritë perëndimore’’. Edhe këtu, ajo shfaqe tendenca e saj për të kriminalizuar të njëjtit. Në këtë rast, ajo i ka kushtuar një artikull të quajtur “Perceptimet e emigrantëve etnikë shqiptarë në shoqëritë perëndimore. Mafiozë të pamëshirshëm apo emigrantë punëtorë? Rishikimi Evropian i Krimit të Organizuar”.
Arsovska ka bërë një artikull edhe për luftën e Kosovës. Të njëjtin ajo e ka titulluar “Rivendosja e drejtësisë pas konflikteve të dhunshme në shkallë të gjerë: Kosova, Kongo dhe çështja izraelito-palestineze”.
Sigurisht, përveç këtyre, është edhe artikulli i shpërndarë dje. I njëjti titullohet “Nga fundamentalizmi islamik te radikalizimi. Roli i rrjeteve të avokimit në shpjegimin e procesit të radikalizimit të komuniteteve shqiptare në Kosovë, Dialogu i Sigurisë”. Ky i fundit, është edhe artikulli në të cilin Basha është bashkautor.
Në artikullin e Bashës dhe Arsovska’s thuhet edhe se trafikantët e drogës dërgonin gjithashtu njerëz të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe blinin armë në emër të UÇK-së. Përveç këtij aludimi, në artikull aludohet edhe se agjencitë perëndimore të inteligjencës mbyllën sytë ndaj lidhjes kriminalo-politike që po shfaqej në Kosovë
Të tjera
Sport
Përfundon shorti i Champions League, këto janë të gjitha përballjet e grupeve
Është hedhur shorti për fazën e
Aktuale
Burgjet pa pajisje të reja sigurie, asnjë kompani nuk kaloi filtrin (Dokument)
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ditë
Showbiz
Era Istrefi shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore
Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka