Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zllakuqan të Lipjanit, ku një person është vrarë pasi është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe për pasojë ka humbur jetën. Përveç tij, i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër.
Bazuar në informacionet e para, dy persona janë identifikuar si të dyshuar dhe të njëjtit tashmë janë arrestuar. Sinjali raportoi ekskluzivisht se bëhet fjalë për Skender Krasniqin dhe të birin e tij, Taulant Krasniqin.
Siç mëson media, personi që u vra me thikë është Blerim Zani, 57-vjeçar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje që ka ndodhë në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.
Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit,ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar.”
Të tjera
Aktuale
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër Faruk Mujkës dhe ish drejtorit të kadastrës në Mitrovicë
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka
Aktuale
Zyrtari izraelit për Bashkëpunim Rajonal vjen në Kosovë – Nënshkruhet memorandum mes ministrive të të dy vendeve
Ministria e Jashtme ka njoftuar se
Aktuale
IKD: Qeveria në detyrë duhet të lirohet nga anëtarët e saj të cilët janë zgjedhur deputetë
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)