Kombëtarja e Kosovës ka fituar me rezultat 4-3 në udhëtim ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit që shënuan në minutën e pestë për rezultatin 1-0 falë një goditjeje të saktë me kokë nga qendërmbrojtësi Martin Valjent.
Pas golit të pësuar Kosova filloi disi të këndellej dhe shtoi intensitetin e lojës, me ç’rast kjo iu shpërblye edhe me golin e barazimit.
Ishte Veldin Hoxha i cili në minutën e 20-të të takimit realizoi një super gol nga jashtë zonës për rezultatin 1-1.
Vendasit patën një mundësi të mirë shënimi në minutën e 36-të, por fatmirësisht për Kosovën goditja e Lukas Haraslin u ndal nga shtylla.
Sidoqoftë, i njëjti lojtar u tregua i saktë në minutën e 44-të kur nga gjuajtja e lirë realizoi për rezultatin 2-1.
Me të filluar pjesa e dytë Kosova barazoi gjithçka në 2-2 falë një shkëputjeje fantastike në ajër nga Fisnik Asllani.
Nuk vonoi shumë dhe ‘Dardanët’ realizuan golin e përmbysjes me anë të Florent Muslijës i cili në minutën e 59-të realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit për 3-2.
Golin që e vulosi fitoren e madhe Kosova e gjeti në minutën e 71-të kur pas një tollovie në zonë Kreshnik Hajrizi e shfrytëzoi një top të kthyer për ta dërguar në rrjetë për 4-2.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit Sllovakia ia doli të shënojë edhe një gol tjetër përmes David Strelec për 4-3, por nuk ishte e mjaftueshme për ta evituar eliminimin.
Tani më 31 mars, Kosova do të jetë nikoqire e Turqisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, aty ku do të vendoset se cila skuadër do të sigurojë biletën për Kupën e Botës 2026./Telegrafi/



Të tjera
Lajme
Elkos Group me dy çmime të rëndësishme nga Midea Group
Elkos Group shpreh mirënjohjen e saj ndaj Midea Group për vlerësimin dhe besimin e vazhdueshëm në bashkëpunimin. Në mesin e shumë distributorëve në Evropë, ELKOS u nderua me dy çmime të rëndësishme: 🏆 Best Retail Activation Award 2025 🏆Growth Partner 2025
Aktuale
Një hap larg historisë: Kosova nënshtron Sllovakinë dhe kalon në finale të playoff-it
Kombëtarja e Kosovës ka fituar me
Aktuale
Kosova e shënon edhe golin e katërt
Kosova është me një këmbë në