Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit

 

Kosova ka hyrë sot në ditën kyçe për zgjedhjen e presidentit të ri, ku deri tani nuk ka një marrëveshje politike për emrin që do të marrë postin e kreut të shtetit.

Takimet ndërmjet liderëve politikë, duke përfshirë kryeministrin Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë dështuar të sigurojnë konsensus.

Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i skadon mandati pesëvjeçar më 4 prill, por Kuvendi duhet të votojë për presidentin për mandatin e ri më së largu deri sot 5 mars ora 24:00.

Presidentja Osmani e ka bërë të ditur synimin për një mandat shtesë, mirëpo votat e nevojshme duket se nuk i ka.

LVV ka propozuar së fundmi Glauk Konjufcën si kandidat për president.

Sipas Kushtetutës dhe procedurave parlamentare, nëse dështon procesi i zgjedhjes së presidentit në tri raunde votimi në Kuvend, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Të tjera