Ka nisur “seanca” e jashtëzakonshme e thirrur me nënshkrimet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjysmë ore me vonesë.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, aktualisht po e argumenton se pse duhet të votohen pikat e rendit të ditës që u caktuan për këtë seancë.
Në sallë janë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa deputetë të komuniteteve joshumicë joserbe.
Kjo seancë është bojkotuar nga partitë tjera meqë e cilësuan si të kundërligjshme.
Partitë thanë s’mund të formohen komisionet parlamentare pa pasë një qeveri dhe pa u ditur se kush është pozita e kush opozita.
Kryeparlamentari Dimal Basha tha se mbështeti këtë seancë të jashtëzakonshme meqë partitë tjera kanë deklaruar se s’kanë vota për mandatarin e dytë, Glauk Konjufca.
“Jemi në rrethana të jashtëzakonshme. Kemi Kuvend të konstituuar, por ende s’kemi komisione funksionale. Pritja jonë ka qenë votimi i qeverisë dhe më pas vazhdimi i punës në Kryesi për themelimin e këtyre komisioneve. Por, me mosvotimin e qeverisë dhe kohën e gjatë që mori konstituimi i Kuvendit jemi përballur me një situatë jo të zakonshme në të cilën vendi ynë është vënë para disa sfidave dhe kam menduar se mund t’i tejkalojmë si Kuvend, por gjithmonë me mirëkuptimin e të gjitha grupeve parlamentare. Bëhet fjalë për disa çështje urgjente që Kuvendi ka mandatin t’i trajtojë”.
Analisti politik, Albert Krasniqi, tha dje se seanca e jashtëzakonshme e thirrur për sot vetëm pak orë para seancës për zgjedhjen e Qeverisë “është një seancë e paligjshme dhe në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit”.
“Nëse çështjet e renditura në rend dite do të merreshin me seriozitetin që pretendohet sot, vendi nuk do të mbahej i bllokuar për dhjetë muaj me radhë, dhe as do të kalonim nëpër farsën e “përpjekjeve” të rreme për të gjetur marrëveshje me partitë e tjera për formimin e Qeverisë”.
Ai tha se kjo seancë nuk është zgjidhje, por “një manovër politike e pushtetit, të cilës i është bashkuar së fundi edhe Presidentja Osmani, për të zhvendosur fajin te të tjerët për pasojat e rënda financiare me të cilat do të përballet vendi”.
Krasniqi shtoi se thirrjet “për shkelje të qëllimshme të ligjshmërisë” nuk janë as rrugëdalje, as zgjidhje



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make