Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka treguar që më 5 janar nga ora 20:00, ka filluar numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.
Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së.
Ai ka thënë se vota me kusht janë regjistuar 9,990, ndërsa të personave me nevoja të veçanta 2,860 sosh.
“Mund t’iu konfirmoj se sonte (e hënë, 5 janar 2026, ora 20:00) në QNR ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860”.
“Në ndërkohë, në QNR është duke u bërë vlerësimi dhe verifikimi i pakove me fletëvotime nga tërheqjet e realizuara më 2 janar nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, Neë York, Kanbera dhe Kopenhagë, nga ku janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, të cilat gjatë ditës së hënë, më 5 janar, janë sjellur në Kosovë. Pas vlerësimit dhe verifikimit, KQZ do të numëroj fletëvotimet e aprovuara. Gjithashtu, KQZ ka përmbyllur procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës. Më 5 janar, nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime, të cilat, pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procedurave të njëjta, para numërimit”, ka thënë Elezi.



Të tjera
Aktuale
Vdes ish-ministri i Financave
Ka vdekur në moshën 75-vjeçare, Ali
Aktuale
Kandidatët që mbeten jashtë Kuvendit si pasojë e kuotës gjinore
Kuota gjinore i ka lënë pa
Aktuale
Abdixhiku: Shtëpia nuk goditet e braktiset në ditët më të vështira
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,