Ka nisur zyrtarisht edhe nga Shqipëria “Defender Europe 25”, një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse ushtarake të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë.
E organizuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), në bashkëpunim me aleatët e NATO-s dhe partnerët strategjikë, stërvitja do të zgjasë deri më 9 qershor 2025.
Në orët e para të mëngjesit të së martës, trupat shqiptare u nisën nga Zall-Herri drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, ku do të zhvillohen fazat më intensive të manovrave. Ushtrimet përfshijnë operacione mësymëse, mbrojtëse dhe dislokime strategjike në terrene të vështira.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndau pamje përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Nga Zall-Herri, ku në orët e para të mëngjesit, trupat e Forcës Tokësore janë nisur drejt Bizës për të filluar zyrtarisht Defender Europe 25 – një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë”, shkroi Vengu.
Kujtojmë se kjo ngjarje po mbahet edhe në Kosovë.



Të tjera
Lajme
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Importet e gazit të Irakut nga
Lajme
Rrjeti i fajdes në Prizren: 700 mijë euro dëm, Policia shpall në kërkim këta persona
Policia e Kosovës, ka shpallur në
Aktuale
EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet
Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu