Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në vend ku ka pasur disa të vrarë por edhe viktima si pasojë e aksidenteve rrugore. Rama ka deklaruar se ajo çfarë e bën gjendjen shqetësuese është fakti se qytetarët s’kanë një qeveri ‘‘funksionale pas vetes’’ e cila merret seriozisht me nevojat dhe sigurinë e tyre.
I pari i Prishtinës ka deklaruar edhe se kjo është për keqardhje dhe se qytetarët kanë mbetur me institucione “në detyrë”, ndërsa rreziku çdo ditë po merr jetë.
Në postimin e tij, Rama i ka bërë thirrje Policisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjyqësorit dhe udhëheqësve të komunave që të nisin një fushatë të koordinuar për konfiskimin e të gjitha armëve të paligjshme.
Postimi:
Të nderuar qytetarë të Prishtinës dhe të gjithë Republikës së Kosovës!
Ditët e fundit, vendi ynë është tronditur nga një varg incidentesh të dhunshme me humbje tragjike jetësh. Këto nuk janë thjesht numra. Janë fqinjët tanë, miqtë tanë, anëtarët e familjeve tona. Dhimbja e tyre është dhimbja jonë si shoqëri, si institucione si shtet!
Ajo që e bën gjendjen edhe më shqetësuese është fakti se qytetarët e Kosovës nuk kanë sot një qeveri funksionale pas vetes, që merret seriozisht me nevojat dhe sigurinë e tyre. Kjo është për keqardhje. Populli i këtij shteti ka mbetur me institucione “në detyrë”, ndërsa rreziku çdo ditë po merr jetë.
Si Kryetar i Kryeqytetit, brenda kompetencave të mia ligjore dhe morale, i bëj thirrje Policisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjyqësorit dhe udhëheqësve të çdo komune që të nisim menjëherë një fushatë të koordinuar për konfiskimin e të gjitha armëve të paligjshme. Veprimi duhet të jetë i shpejtë, i ligjshëm dhe transparent.
Kjo nuk është thjesht një thirrje për veprim. Është një detyrë morale. Viktimat i nderojmë jo vetëm me fjalë, por me ndryshim real.
Faleminderit.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga