Një sherr mes kolegësh në një lokal-piceri në Tiranë ka përfunduar në tragjedi.
34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.
Ky i fundit është vënë në pranga nga policia, ndërsa në dëshminë e parë siç mëson Top Channel ka thënë se janë zënë për punën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur
Lajme
Tahiri: Kalkulime elektorale, bllokada, refuzime, vonesa – era e zgjedhjeve po ndjehet qartë
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së,