Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mirëpritur fillimin e zhbllokimit të ngërçit në kuvend, pasi që sot është zgjedhur kryetari i ri dhe disa nga nënkryetarët e parlamentit. Osmani, i ka uruar punë të mbarë ‘’në interes të vendit’’ Dimal Bashës si kryekuvendar, po ashtu edhe nënkryetarëve.
Osmani po ashtu ka thënë se shpreson që kuvendi të votojë edhe qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Presidentja ka thënë edhe se ajo shpreson që procesi i konstituimit të Kuvendit të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën.
‘‘Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi. Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit’’, ka shkruar Presidenca në njoftimin e saj.
Ndryshe, procesi i konstituimit ka mbetur ende i papërfunduar pasi që, nënkryetari nga komunitetet jo shumicë serbe nuk është zgjedhur gjatë ditës së sotme. /GazetaExpress



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,