Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e 357-të të premten, e ka zgjedhur gjyqtarin Ngadhnjim Arrni, kryetar të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Me proces të votimit të fshehtë, Arrni mori 8 vota për, asnjë kundër, ndërsa anëtari Artan Abazi ka abstenuar nga votimi.
Paraprakisht, kryetarja e Komisionit vlerësues, gjyqtarja Drita Rexhaj, tha se kandidatët që i kanë plotësuar kushtet formale dhe janë propozuar për kryetar të Gjykatës, janë gjyqtarët: Ngadhnim Arrni, Kushtrim Shyti dhe Alban Ajvazi.
Ajvazi aktualisht mban pozitën e gjyqtarit në Departamentin për Krime të Rënda, ndërkaq Shyti dhe Arrni janë gjyqtarë në Departamentin Special- që të tre në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ndryshe, KGJK-ja në mbledhjen e 355-të të datës 6 nëntor 2025 kishte shpall konkurs për këtë pozitë, të cilën e mbante gjykatësja Albina Shabani-Rama e avancuar tashmë si gjyqtare në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit.
Ky proces zhvillohet bazuar në Rregulloren numër 12/2022 për procedurën e zgjedhjes, emërimit, pezullimit dhe shkarkimit të kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikqyrës. /BetimipërDrejtësi/



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite