Dje janë bërë 7 vjet që kur Parlamenti i Kosovës i dha dritën e gjelbër tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Që nga atëherë, FSK u rrit e dëshmoi se po ecën drejt një ushtrie moderne.
Aktualisht numri i pjesëtarëve aktivë të kësaj force është rreth 4 mijë e 700. Teksa deri më 2028, pritet që numri i ushtarëve të rritet edhe më shumë. 2009-ta shënon vitin kur nga UÇK e TMK, u krijua Forca e Sigurisë së Kosovës.
Fillimisht u ndërtua një forcë me rreth 2 mijë e 500 pjesëtarë aktiv e mandat të kufizuar. Nën trajnime të rrepta e mbikëqyrje të KFOR-it dhe NATO-s, FSK nisi të ndërtohej e forcohej.
Më pak se një dekadë u deshën që republika të merrte një vendim historik për të, atë të nisjes së procesit të transformimit në ushtri.
Më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës me 106 vota pro dhe asnjë abstenim, miratoi tri ligje të cilat ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Atë ditë u miratua Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, ai për FSK-në dhe Projektligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Këto tri projektligje i hapën rrugë tranziconit 10 vjeçar të FSK-së në ushtri. Tranzicioni përfshinte zgjerimin e mandatit ligjor të Forcave të Sigurisë, rritjen graduale të numrit të pjesëtarëve, ngritjen e kapaciteteve trajnuese e pajisjen me miratim dhe teknologji mbrojtëse.
Për Kosovën, ky nuk ishte vetëm një transformim institucional, por akt sovraniteti e hapë përmes të cilit republika synon të mbroj qytetarët e paqen në vend.
Ndër vite Forca e Sigurisë së Kosovës shënoi suksese në arenën ndërkombëtare.
Ky vit shënoi edhe një nga periudhat më të rëndësishme të FSK-së, si shkak i rritjes së ë kapaciteteve mbrojtëse e thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtarë.
Sot FSK është forcë e besueshme në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes në rajon. Njësitet e kësaj force kanë kaluar programe të ndryshme të stërvitjeve bazuar në standardet e NATO-s.
Sukseset e treguara në këto stërvitje u vlerësuan si dëshmi se FSK po ecën drejt një ushtri moderne. Aktualisht Forca e Sigurisë së Kosovës numëron 4 mijë e 469 pjesëtarë aktivë dhe 112 rezervë. Deri në 2028-tën, numri i pjesëtarëve numri i pjesëtarëve aktivë synohet të shkojë në 5 mijë ndërsa aty rezervë në 3 mijë. /RTK



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga