Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur sot, më 26 gusht, kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ai i mori 73 vota për, 30 dolën kundër tij, ndërsa tre deputetë abstenuan.
Zgjedhja e Bashës në këtë pozitë ka filluar të komentohet me të madhe dhe disa nga figurat publike e kanë konsideruar jo të duhur për të parin e Parlamentit.
Në karrigen që Basha sot u ul, në periudhën e parë legjislative 17.11.2001 – 23.11.2004 kryetar i Kuvendit ishte Nexhat Daci.Daci ka qenë profesor që nga viti 1983 në Universitetin e Prishtinës, autor i katër teksteve universitare, nga viti 1995–2002 ishte Kryetar dhe Sekretar Gjeneral i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, po ashtu edhe Anëtar i Akademisë Evropiane për Ambient (Gjermani) dhe Anëtar i Shoqatës Kimike Amerikane.
Në periudhën e dytë legjislative 23.11.2004 – 12.12.2007, Kuvendin e ka udhëhequr Kolë Berisha.
Kurse periudha e tretë legjislative 13.12.2007 – 03.11.2010 ka pasur Jakup Krasniqin kryekuvendar, i cili ishte në këtë pozitë edhe në periudhën e katërt, 21.02.2011 – 07.05.2014, raporton Klankosova.tv
Kadri Veseli ka qenë kryetar i Parlamentit në periudhën e pestë dhe të gjashtë legjislativem konkretisht, nga 17.07.2014 deri më 10.05.2017, si dhe nga 03.08.2017 – 22.08.2019.
Ndërsa në legjislaturën e shtatë, ishin Glauk Konjufca dhe Vjosa Osmani – Sadriu.
Teksa në të tetën, nga 22.03.2021 – 22.03.2025, Glauk Konjufca ishte në këtë pozitë.
Derisa prej sot, Kosova e ka kryeparlamentar, Dimal Bashën.
Ai ka shërbyer si deputet për dy mandate dhe tashmë është zgjedhur për herë të tretë.
Ekspertët e medias e konsiderojnë ndër sulmuesit më të mëdhenj të gazetarëve dhe aktivistëve në Kosovë.
Për Bashën është raportuar shumë, e mes tjerash edhe diploma e tij me 1sha e 2sha, që u ‘rikthye’ ditëve të fundit, pasi LVV e prozoi herën e parë. /Klankosova



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga