Nëse nuk zgjedhjet presidenti/ja para 4 marsit, atëherë Kuvendi do të shpërndahet dhe vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme parlamentare brenda 45 ditës. Kështu ka shkruar Muhamet Hamiti nga LDK, duke kujtuar se deri në 2001-ën presidentit apo presidentja zgjidheshin me votën e qytetarëve.
“Kosova ka pasur sistem për zgjedhjen e Presidentit me votë të drejtpërdrejtë qytetare gjatë asaj që i themi Republika e Parë e Kosovës, në vitet 90-të të shekullit të kaluar. Ibrahim Rugova është zgjedhur dy herë President i Kosovës me votë të drejtpërdrejtë, më 1992 dhe më 1998. Kryetari i LDK-së dhe Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova ka këmbëngulur për zgjedhje të Presidentit me votë të drejtpërdrejtë. Me Kornizën Kushtetuese të Kosovës që e ka shpallur si Rregullore Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, shefi i UNMIK-ut, Hans Haekkerup, më 15 maj 2001, mbas konsultash edhe me partitë politike të Kosovës, zgjedhja e Presidentit është lënë të bëhej nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Mandati i Presidentit ishte trevjeçar atëherë. Ibrahim Rugova është zgjedhur dy herë President i Kosovës në Kuvend, më 2002 (pas zgjedhjeve të parlamentare të mbajtura më 17 nëntor 2001) dhe më 2004. Edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës zgjedhja e Presidentit të vendit i është lënë Kuvendit. Mandati i Presidentit tash është 5-vjeçar. Prandaj, sot përballemi me situatën që nëse nuk zgjedhet Presidenti i vendit para datës 4 mars, Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme parlamentare brenda 45 ditësh”, ka shkruar ai.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite