Nëndega e LDK-së për NRW – Gjermani ka pasur kënaqësinë të realizojë një vizitë të veçantë te Familja Rugova. Fillimisht, veprimtarët e Nëndegës, së bashku me bashkatdhetarë nga mërgata dhe nga Kosova, bënë homazhe te varri i Presidentit Historik Ibrahim Rugova. Pas kësaj, ata vazhduan vizitën te Familja Rugova, ku u pritën ngrohtësisht nga Zonja e Parë e Republikës së Kosovës, znj. Fana Rugova, dhe i biri, Ukë Rugova.
Kryetari i Nëndegës, z. Jakup Gërguri, falënderoi përzemërsisht për mikpritjen dhe nënvizoi disa momente të rëndësishme të kësaj ngjarjeje. Ai theksoi se kjo është hera e 17-të që Nëndega ndan Mirënjohjen ‘Ora e Presidentit’ dhe hera e 14-të që takohemi. Përveç këtyre, Nëndega ka realizuar dy nga porositë e Presidentit Historik Ibrahim Rugova: Festimin e Ditës së Presidentit dhe organizimin e Darkës së Lamës. Kësaj radhe, përveç Mirënjohjes ‘Ora e Presidentit’, është vendosur të nderohen edhe dy veprimtarë me Mirënjohje nga Nëndega jonë: z. Mehdi Bardhi, kryetari i parë i Drenasit, dhe z. Musa Jupolli, veprimtar në Zvicër. Z. Gërguri shprehu dëshirën që këto mirënjohje t’i ndajë Zonja e Parë e Kosovës, znj. Fana Rugova.
Në vijim, znj. Fana Rugova falënderoi Nëndegën dhe të pranishmit për vizitën. Ajo vlerësoi lart të gjithë laureatët e deritashëm të Mirënjohjes ‘Ora e Presidentit’ dhe përgëzoi Nëndegën për përzgjedhjen e tyre. Znj. Rugova dorëzoi personalisht mirënjohjet e përmendura. Për z. Mehdi Bardhi, mirënjohjen e pranoi i biri, z. Nazmi Bardhi, i cili shprehu falënderime të sinqerta për këtë nderim. Nga ana tjetër, veprimtari Musa Jupolli evokoi kujtime të ngrohta nga takimet e tij me Presidentin Rugova dhe falënderoi të pranishmit dhe Nëndegën për këtë çmim të veçantë.
Ndër të ftuarit, fjalë rasti mbajti edhe z. Isuf Bajraktari, Kryetar i Degës 2 të LDK-së në Suedi, i cili falënderoi për pritjen dhe vlerësoi punën e Nëndegës dhe angazhimin e mërgatës. E pranishme ishte edhe Kryetarja e Degës 1 për Suedi, znj. Qibrije Hoxha, dhe ish Drejtori i zyrës së LDK-së, z. Selver Doda, i cili u falënderua për angazhimin e tij të palodhur në të gjitha 17 evenimentet, dedikuar Mirënjohjes ‘Ora e Presidentit’.
Në shenjë respekti dhe falënderimi, znj. Fana Rugova iu dhurua një buqetë lulesh nga znj. Gane Thaqi Konjuhi, në emër të Nëndegës.




Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet