Nëndega e LDK-së për NRW dhe Dortmund Respektojmë vendimet e Kuvendit të LDK-së

Më 01.02.2025, Kryesia e Nëndegës së LDK-së për NRW dhe ajo për Dortmund mbajtën një takim informativ dhe konsultativ pas Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Takimi filloi me një minutë heshtje, në nderim dhe përkujtim të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 20-vjetorit të kalimit të tij në amshim. Pas fjalës së rastit të kryesuesit, z. Jakup Gërguri, edhe pjesëmarrësit e tjerë folën për figurën dhe takimet me Presidentin, duke shprehur vlerësime për rolin e tij historik dhe duke e cilësuar si prijës të shqiptarëve të të gjitha kohërave.
Më pas u kalua në raportin e punës së Nëndegës nga takimi i fundit, i mbajtur në maj të vitit 2024. Kryesuesi raportoi në mënyrë të detajuar për të gjitha aktivitetet e realizuara gjatë kësaj periudhe.
Në vijim filluan diskutimet rreth gjendjes së krijuar në LDK pas zgjedhjeve. Me këtë rast, përmes video-lidhjes u realizua një bashkëbisedim me zëdhënësin e LDK-së, z. Besian Mustafa, i cili informoi të pranishmit në detaje për rrjedhën e Kuvendit dhe iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjeve të shumta të pjesëmarrësve.
Ndër të tjera, ai theksoi se kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, më 28 dhjetor kishte marrë përgjegjësinë për rezultatin e dobët zgjedhor. Janë mbajtur takime të Kryesisë me kryetarë degësh dhe nëndegësh lidhur me përgjegjësitë. Në Kuvend, kryetari e kishte lënë çështjen e dorëheqjes në vendimmarrje të delegatëve. Debati kishte zgjatur rreth gjashtë orë, ku secili delegat kishte dhënë mendimin e tij. Votimi u zhvillua në mënyrë të fshehtë, me propozim të vetë kryetarit, për të avancuar standardin demokratik. Nga 300 delegatë votues, 164 vota ishin kundër dorëheqjes, prandaj u vendos që z. Abdixhiku të vazhdojë udhëheqjen e LDK-së edhe për gjysmën e mbetur të mandatit.
Në fund, z. Besian Mustafa falënderoi të pranishmit për interesimin dhe kryesuesin për ftesën.
Më pas, pjesëmarrësit vazhduan diskutimet me vërejtjet dhe sugjerimet e tyre. Pothuajse të gjithë u përfshinë aktivisht në bashkëbisedim. Të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet do të adresohen së bashku me raportin e kësaj mbledhjeje në qendër. Pavarësisht vërejtjeve, Kryesitë u zotuan se do t’i mbështesin plotësisht vendimet e Kuvendit dhe do të vazhdojnë aktivitetet dhe veprimtarinë duke respektuar hierarkinë e subjektit, ashtu siç është vepruar për më shumë se tri dekada nga Nëndega e LDK-së.Ist möglicherweise ein Bild von TextNë diskutime morën pjesë: Hilmi Gashi, Agim Behluli, Asllan Lajqi,Arben Gashi,Afrim S. Nuha, Muharrem Maliqi, Emin Gërgjaliu, Salih Berisha, Shefqet Daci (Kryetar i Nëndegës së Dortmundit me rrethinë), Ibish Tahiri, Bahtir Avdiu, Refki Ahmeti,Afrim Salihu Qendrim Sefedini si dhe të tjerë.
Meqenëse ky ishte takimi i parë i përbashkët i dy Nëndegëve, u vendos që aktivitetet të bashkërenditen dhe evenimentet të organizohen në koordinim të vazhdueshëm, duke marrë parasysh edhe afërsinë gjeografike.
02.02.2025-Komisioni per informim -Jakup GERGURI NRW-Gjermani.

Të tjera