Në rrethinën e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës, sipërfaqja pyjore është rreth 123.000 hektarë, ndërsa në tetë vitet e fundit, 45.000 hektarë pyll, gjegjësisht 37 për qind e sipërfaqes pyjore, janë djegur nga zjarret, shkruan portali Meteo i Observatorit kombëtar, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Portali i analizon dhe prezanton të dhënat për zonat e djegura nga zjarret pyjore në tetë vitet e fundit, gjegjësisht nga viti 2017 deri tani në pjesën kontinentale të rajonit të Atikës.
“Nga viti 2017 deri më 13 gusht të vitit 2024, në 13 zjarre të mëdha janë djegur më shumë se 70.000 hektarë, sipas raportit të shërbimit të hartave të shpejta Kopernik dhe Observatori Evropian i zjarrit në pyll (EFFIS)”, shkruan Meteo.

Sipas të dhënave të analizuara, sipërfaqja më e madhe (25.370 hektarë) është djegur në vitin 2021, vitin e kaluar janë djegur 21.560 hektarë, ndërsa në zjarret e kësaj vere, në zonën e Atikës, sipërfaqja e djegur llogaritet në pak më pak se 10.000 hektarë.



Të tjera
Aktuale
“Qeveri pa Kurtin”, ekspertja gjermane: Partnerët ndërkombëtarë do të ishin më të hapur ndaj një qeverie nën dikë tjetër
Kosova voton për herë të dytë
Aktuale
AUV-i konfirmon se qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka
Lajme
Pesë shtetet ku Krishtlindja është e ndaluar
Derisa në shumicën e vendeve të