“Dardanët” kanë bërë një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes së madhe Zvicër – Kosovë, që zhvillohet sonte në Basel, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Në faqen zyrtare, ekipi kombëtar ka publikuar udhëzimet për tifozët lidhur me organizimin para ndeshjes, duke krijuar një atmosferë entuziasmuese dhe frymëzuese.
Njoftimi i plotë:
Ndeshja e shumëpritur kundër Zvicrës erdhi. Uragani i tifozëve nga Kosova që do ta përkrahë ekipin kombëtar po ndihet në çdo rrugë të Bazelit.
Ju njoftojmë që me rekomandim të forcave të rendit zvicerane, do të mblidhemi në “Christoph Merian Park” prej orës 14:00. Ky është lokacioni i ndarë për të qenë pikëtakim për tifozët tanë. Le të jehojnë këngët dhe atmosfera drithërruese për kombëtaren e atdheut të shënjtë që kemi, për të marshuar të gjithë së bashku më vonë në stadium dhe për të sunduar në tribuna Dardanët me përkrahje, kurse futbollistët në fushë me rezultat pozitiv.
Për Kosovën. Për ndjenjën më të bukur në botë!



Të tjera
Lajme Showbiz
Komenti i motrës së Gimbos për Selinën ndez rrjetin
Ndërkohë që Gimbo po shfaq gjithmonë
Lajme
Konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK hapet javën e ardhshme
Forca e Sigurisë së Kosovës ka
Aktuale
Prokuroria deklarohet për ndalimin e katër punëtorëve të poligonit “Dreni” për falsifikim dokumentesh
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar