Komuna e Mitrovicës së Jugut do të organizojë sot aktivitete përkujtimore me rastin e shënimit të 26-vjetorit të natës së tmerrit për shqiptarët në veri të Kosovës.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, duke filluar nga ora 11:00, do të vendoset një pllakë përkujtimore te ura e re për këmbësorë. Më pas, në orën 12:00, në Qendrën e Kulturës do të hapet një ekspozitë me fotografi që dokumentojnë ngjarjet e natës mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000.
Aktivitetet përkujtimore do të përmbyllen në orën 12:30 me ndezjen e qirinjve te ura e re, në nderim të viktimave dhe në kujtim të vuajtjeve të shqiptarëve të asaj nate.
26 vjet më parë, ‘Rojat e urës’ patën vrarë dhjetë shqiptarë, në mesin e tyre fëmijë, gra e pleq. U plagosën edhe shumë të tjerë, teksa u dëbuan rreth 12 mijë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite