Namazi i Fitër Bajramit falet në 06:18

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka dalë me njoftim për besimtarët dhe opinionin, për muajin e Ramazanit që përfundon ditën e enjte, më 19 mars 2026.

Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premten, më 20 mars 2026 dhe manifestimi qendror do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

“Programi fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga kryeimami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim ef. Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.” – njoftoi BIK.

Me rastin e festës,  ditën e parë, më 20 mars, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Të tjera

Aktuale

Namazi i Fitër Bajramit falet në 06:18

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

Showbiz

Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu

Këngëtari nga Peja dhe fituesi i