Ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili po akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në seancat paraprake, Krasniqi kishte cilësuar aktakuzën si të montuar dhe kishte theksuar se qëndrimi i tij pesëmujor në paraburgim ishte i padrejtë.
Sipas aktakuzës, ai, së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën, akuzohet për dëmtim të buxhetit të shtetit me rreth 37 milionë euro.
Në seancën fillestare më 7 shkurt 2025, Krasniqi dhe Zejna u deklaruan të pafajshëm. Ymer Dragusha, një tjetër i akuzuar, ka pranuar fajësinë pas arritjes së marrëveshjes me Prokurorinë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 dhjetor 2024 ngriti aktakuzën e re ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, si dhe ndaj Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës.
Në aktakuzë, Nagip Krasniqi dhe Ymer Dragusha akuzohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Krasniqi akuzohet edhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”, ndërsa Isuf Zejna akuzohet për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare”.



Të tjera
Aktuale
Joseph: Kriza e re do t’i përkeqësojë edhe më tej marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në dhe BE-në
Profesori amerikan, Edward Joseph, tha se
Lajme
Hezitimi ndaj vaksinave: Si po ndikon keqinformimi në Kosovë
Hezitimi ndaj vaksinave po ndikon në
Lajme
Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër
Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit