Ministrja e Arsimit në detyrë, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që të votojë formimin e Qeverisë Kurti, duke theksuar se kjo do të ishte në interes të vendit dhe për të shmangur dy palë zgjedhje.
“Duhet me prit që LDK-ja për interes të vendit, me votu qeverinë Kurti, me bë koalicionin edhe mos me dërgu vendin në dy palë zgjedhje, të bëj edhe marrëveshje,” ka deklaruar Nagavci.
E pyetur nëse kjo është një ftesë e re për LDK-në, ajo ka theksuar se partia duhet të reflektojë dhe të tregojë përgjegjësi institucionale.
“Unë besoj që LDK duhet me reflektu. Prej momentit të parë kur Kurti iu ka dërgu ftesën, ka qenë e mundur që të ulet dhe të diskutohet. LDK nuk është herë e parë që ka bërë marrëveshje në emër të krijimit të institucioneve për të mirën e vendit. Votimi i Qeverisë Kurti është vetëm vazhdimësi e punëve të mira,” ka shtuar ajo.



Të tjera
Showbiz
Benita hyn sonte në “BBVK”
Pas eliminimit në gjysme finale, Benita
Aktuale
Kurti në NZZ: FSK po e ndjek modelin e ushtrisë suedeze dhe të shteteve të Baltikut
Gazeta zvicërane NZZ ka intervistuar kryeministrin e Kosovës,
Aktuale
Flet kirurgu që u përfshi në rrahje: Reagova në vetëmbrojtje, nuk kam sulmuar askënd
Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë