Shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka folur në Frontal të T7 për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka dhënë edhe 34 ditë afat për të vazhduar procedurën e zgjedhjes së presidentit të ri.
Nagavci ka thënë se është koha për t’i lënë inatet dhe për ta zgjedhur presidentin e ri.
“Tashmë i kemi edhe 34 ditë për ta përfunduar procedurën për zgjedhjen e presidentit. Është një kohë kur duhet të gjitha inatet të largohen e ta zgjedhim presidentin”, ka thënë ajo.
Sipas Nagavci, s’ka nevojë edhe për një palë zgjedhje të reja meqë thotë se rezultati pritet të jetë i njejtë.
“Besoj që vendit nuk i duhen edhe një palë zgjedhje të reja, e panevojshme dhe e padrejtë që të humbet kohë, aq më shumë që pritet që rezultati të jetë i njëjtë. Duhet një mobilizim e angazhim i të gjithë neve që të gjejmë mënyrën për të arritur një konsensus e ta votojmë presidentin e vendit”, është shprehur Nagavci



Të tjera
Lajme
Ilir Deda thotë se Kushtetuesja sqaroi njëherë e përgjithmonë zgjedhjen e Presidentit
Analisti Ilir Deda, duke komentuar aktgjykimin
Aktuale
Pse u dhanë 34 ditë shtesë për zgjedhjen e Presidentit? Sqaron Kushtetuesja
Gjykata Kushtetuese ka dalë me aktgjykim
Lajme
Nagavci flet pas vendimit të Kushtetueses: T’i lëmë anash inatet e ta zgjedhim presidentin e ri
Shefja e GP të LVV-së, Arbërie