Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në kuadër të punëtorive me qytetarë për programin e tij, ka qëndruar në Prizren për të dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
Kandidati i PDK-së ka thënë se Kosova ka nevojë për një program qeverisës për qytetarin, më shumë sesa për kabinetin e ministrave.
“Neve na nevojitet një program për qytetarin. Jo një program për një kabinet të ministrave ose për politikën. Mora ide të jashtëzakonshme dhe ju siguroj që një pjesë të madhe keni me i pas në programin e PDK-së, në programin tim”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë se një prej sfidave më të mëdha të ekonomisë është papunësia dhe deficiti i lartë tregtar.
Disa nga kërkesat që Hamaza mori nga qytetarët e Prizrenit kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve në shëndetësi, art e sport, por edhe në fuqizimin e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.


Të tjera
Aktuale
PDK mohon ofertën për postin e Presidentit
Partia Demokratike e Kosovës ka demantuar
Lajme Sport
Ndeshja Kosovë-Sllovaki, publikohen formacionet zyrtare
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka
Aktuale
FOX Business: Kosova pjesë e koalicionit ndërkombëtar për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit
Kosova është bërë pjesë e 30