Koordinatori në Lëvizjen për Braktisjen Islamike, Arbër Gashi ishte i ftuar në një lidhje të drejtëprdrejtë këtë të enjte në emisionin “People” për të diskutuar rreth një statusi që ai ka publikuar pak ditë më parë në rrjetin e tij social lidhur me përdorimin e flamurit kombëtar në festat islamike.
Nga ky status, i cili ka ngjallur debat në opinionin publik, Gashu tha se aktivitetet fetare nuk do duhet të ngatërrohen me përdorimin e flamurit kombëtar, kombinimi i të cilave mund të sjellë keqpërdorim për interesa fetare.
“Në një aktivitetet thellësisht fetar dhe islamik nuk ka arsye që pse të përdoret flamuri i shqiptarëve, sepse flamuri kombëtar nuk është flamuri i islamit. Duhet ti respektojmë të dy flamurët dhe të mos keqpërdoret për interesa fetare ose islamike. Kam dhënë një reagim në emrin tim personal,” –tha Gashi.
Sipas tij, ky kombinim që sjell keqpërdorim të interesave fetare, rrjedhimish sjell edhe stigamtizim fetar për vendet të cilat gjatë aktiviteteve fetare përdorin flamujt kombëtar.
“Nuk kam ndjerë asnjë sulm, madje mbështetje sepse këtu ku jetojmë ne po e ndiejnë të gjithë atë stigmatizim të ashpër që po ndodhin edhe për shkak të konflikteve, sin ë Lindjen e Mesme. Për Kosovën dhe Izraelin po krijohet një farë opinion i njëjëtë që këto krijesa janë artificiale. Ne po stigmatizohemi si islamik ose si shpërndarës të terrorit islamik,” -përfundoi ai.


Të tjera
Aktuale
Kuvendi i Kosovës me 63 seanca dhe 750 minuta punë, pa Qeveri dhe pa buxhet
Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar
Aktuale
Fushata VV-së “të gjithë me Listën Serbe”, Haradinaj: Mjerë ata, jemi më shumë se propaganda e tyre
Vetëvendosja këtë fushatë zgjedhore e
Lajme Opinione
Abdixhiku kujton Xhemail Mustafën: Ideali i tij mbetet gurëthemel i Republikës!
Kryetari i Lidhjes Demokratike të