Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se VV ka kryer obligim kushtetues duke përmendur propozimin e kandidates dhe votimin pro.
“Ne si parti fituese kemi kryer obligim tonë kushtetues”, tha ai.
Murati tha se sot pati një progres, pasi pati rënie të votave kundër.
“Pamë një progres, te votat kundër pati rënie, nga 46 në 41. Shpresoj dhe uroj që këto vota nuk ishin kundër të bëjnë hapin e radhës dhe deri në seancën tjetër të votojnë për konstituim të kuvendit”, tha ai.
Ai tha se ka parë deklarime të deputetëve që kanë shprehur gatishmërinë të votojnë pro, por s’përmendi emra.
“Megjithatë kemi parë deklarime të deputetëve individualë që kanë shprehur gatishmërinë që të japin kontributin e tyre pozitiv për të cuar këtë proces përpara. Shpresoj që ky disponim të fillojë dhe të mbizotërojë në subjekte në mënyrë që të ecim përpara”, tha ai.



Të tjera
Aktuale
Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së Jashtme të Shqipërisë
Ministrja e Punëve të Jashtme e
Lajme
Fenomeni i rrallë “shi i kuq”, çfarë pritet të ndodhë në qiell?
Mbretëria e Bashkuar pritet të përjetojë
Aktuale
Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi: 661 prej tyre ishin shqiptarë
Autoritetet gjermane anuluan 8,232 leje qëndrimi