Mungesa e barnave esenciale vazhdon të mbetet sfidë e theksuar në sistemin e shëndetësisë së Kosovës.
Astrit Haxhijaha nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, fajin për mungesë të barnave ia hodhi praktikës së gabuar të ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitisë.
“Ne vazhdimisht kemi pasur ankesa për mungesën e barnave, sikur nga institucionet shëndetësore private, ashtu edhe nga ato publike. E gjithë kjo nuk lidhet vetëm me një arsye, por janë disa faktorë që kanë ndikuar, dhe njëri prej faktorëve është i lidhur me politikat apo strategjitë, në këtë rast me praktikat e gabuara të ministrit në detyrë të shëndetësisë”, u shpreh Haxhijaha.
Besim Kodra nga Shoqata për Mbrojtjen e Pacientëve, tregoi disa nga ankesat dhe problemet që pacientët i shprehin më së shumti.
“Ankesa të shpeshta kemi për mungesë të barnave. Është problematike me thënë se kemi përmirësim ose përkeqësim të furnizimit me barna, për shkak se mungojnë shumë edhe raportet. Nuk ka një transparencë të furnizimit”, u shpreh Kodra.
Ai thotë se ndarja e barnave nga shërbimi shëndetësor, ka qenë njëri nga gabimet kyçe në sistemin e shëndetësisë së Kosovës.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite