Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se ndihet i turpëruar nga disa veprime dhe deklarime të presidentes Vjosa Osmani, e cila është edhe juriste.
Ai ka bërë me dije se një deklarim të tilla shefja e shteti e ka bërë dje në konferencën për media.
Në një intervistë për emisionin “Cotext”, Hasani ka treguar se për cilën deklaratë bëhet fjalë.
Sipas tij, kërkesa e presidentes që deputetët të kthehen në Kuvend për të miratuar buxhetin pasi kishte dështuar mandatari i dytë ishte qesharake.
“Masi me automatizëm shkohet në zgjedhje, Vjosa thoshte i luta edhe një herë deputetët me u kthy në Kuvend me e miratu buxheti. Ajo mund t`i falet zëdhënësit të VV-së, por jo presidentes së Republikës. Për fat të keq, kur po e shoh atë dhe disa kolegë po turpërohem se njëkohësisht janë edhe jurist dhe janë do gjera jashtëzakonisht elementare dhe po ndihem i turpëruar që me kaq paskrupullesi shkelin etiken bazike profesionale. Kjo përudhë do të mbahet mend për shumëçka”, ka thënë Hasani.
Sipas tij, këto pretendime presidentja i ka bërë pasi e kishte nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
“Po të ishte zëdhënëse e VV-së është në rregull. Se me thanë kështu, pasi e ka pas edhe të nënshkruar(dekretin për shpërndarjen e Kuvendit). Po edhe hiç mos me e pas është e qartë që shkohet me automtizme në zgjedhje, në një nen tjetër atje i kallxon se kur bëhet shpërndarje e Kuvendit me automatizëm dhe ka një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që e ka qëndis, që tregohet kur shkohet me automatizëm”, ka thënë Hasan



Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën