Oponionisti Shenoll Muharremi, shkruan se gjasat që ‘VV ta formojë qeverinë pas 28 dhjetorit janë më pak se 10%’.
Muharremi shkruan:
Koha e ndryshimit ka ardhë, një kapitull i ri po fillon pas 28 dhjetorit
Sikur të kishte pasur paksa potencial, gjasa dhe ambient që LVV të krijojë një partneritet me LDK-në apo PDK-në pas 28 dhjetorit, kisha me thënë dhe me besu që LVV e krijon qeverinë dhe AK vazhdon edhe një mandat.
Por kjo tashmë është e pamundur, e konfirmuar publikisht nga figurat më të larta të partive në fjalë.
Duke e ditur gjithashtu që LVV është në trend të korrigjimit dhe tkurrjes, pra nuk po shkon duke u rritur, por duke u zvogëluar (kjo është konfirmuar disa herë), nuk kam si mos me besu që LVV nuk mundet me formu qeverinë pas 28 dhjetorit.
Në anën tjetër, është konfirmuar që sidomos LDK ka adaptuar dhe modifikuar qëndrimet e saj (post 9 shkurtit) dhe shpreh qartë dëshirën, gadishmërinë dhe vendosmërinë me e formu një qeveri të re me ish partitë e opozitës.
Në këtë kontekst, duke i përfshirë edhe të gjitha krizat dhe bllokadat që LVV i ka shkaktuar gjatë vitit, frustrimin dhe pakënaqësinë e qytetarëve me çmime astronomike dhe me fatura të rrymës të papërballueshme, ndryshimi është iminent.
Gjasat për një qeveri të LVV-së janë më pak se 10%, ndërsa probabiliteti për ndryshim dhe për një qeveri të ish partive të opozitës është optimal dhe maksimal, me një gjasë që shkon deri në 90%.



Të tjera
Aktuale
Kryeziu: Vetëm në një klasë në Prizren s’pati keqpërdorime me vota
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, tha
Aktuale
Prizreni kampion i keqpërdorimit të votave: 109 të ndaluar dhe mbi 68 mijë vota të manipuluara
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Petrit Kryeziu,
Aktuale
Kurti e tregon “recetën sekrete” të qeverisjes së tij
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka