Sot në Kosovë pritet të mbajë mot relativisht i ftohtë, me vranësira dhe mundësi për diell gjatë ditës. Do të fryjnë erëra të ftohta nga verilindja, kurse temperaturat pritet të lëvizin nga -6 minimalja deri në 6 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore. Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e diela sjellë mot me diell dhe vranësira. Reshje të dobëta bore priten në disa pjesë të juglindjes së Shqipërisë dhe rrallë në disa rajone të Maqedonisë së Veriut. Temperaturat do të shënojnë ulje për shkak të afrimit të mase të ftohtë ajrore direkt nga lindja e Kontinentit.
E Hëna pritet të jetë edhe më e ftohtë dhe me acar intensiv në mëngjes. Acari do të jetë plotësisht i thatë dhe priten kthjellime gjatë ditës. Vetëm në jug të Shqipërisë dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut do të ketë më shumë vranësira me gjasa për ndonjë fjollë të dobët bore. Do të fryjnë erëra mjaft të ftohta nga verilindja
Të martën erërat do të kenë tendencë të kthehen nga juglindja dhe njëkohësisht vranësira nga jugu i Shqipërisë përfshijnë gradualisht rajonin. Në mbrëmje reshje bore përfshijnë juglindjen e Shqipërisë, madje edhe disa vise në jug si dhe shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut. Deri në mëngjesin e së mërkurës fjolla bore priten edhe në Kosovë. Të mërkurën vazhdon mot i vranët dhe bora vazhdon në juglindje dhe lindje të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut. Në Kosovë më pak reshje bore./MeteoBallkan



Të tjera
Aktuale
Osmani s’deklarohet për vendimin e Kushtetueses
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk
Aktuale
Një muaj afat, Osmani thirrje që sot të caktohet data e seancës për presidentin – çfarë lëvizje do të bëjë Kurti
Dje, Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin e
Aktuale
Abdixhiku kërkon hetim dhe u bën thirrje qytetarëve: Po faturoheni me tarifë të shtrenjtë edhe natën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka