Mot kryesisht i vranët parashihet ditën e premtë, me të reshura të kohëpaskohshme shiu, që pritet të fillojnë në pjesë të vendit që nga orët e para të ditës.
Temperaturat minimale zbresin në 8 e 10C, derisa ato maksimale, mbesin më të ulëta, duke u luhatur ndërmjet 12C e 15C. Frynë erë juglindore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.
Reshjet e shiut kohëpaskohe pritet të vazhdojnë përgjatë ditës së shtunë. Më vonë në mbrëmje pushojnë gradualisht. Ditën e diel, megjithëse do të ketë më shpesh vransira, më vonë, nuk mungojnë intervale me diell. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 12, e ato minimale të dielen zbresin deri në 5C. E hëna fillon me mot më të ftohtë, me minimale prej 0C. Ditën do të mbretërojë mot kryesisht me diell, me maksimale prej 14C. Të martën kalojnë vransira, ndërkohë që temperatuat do të jenë në trend të rritjes deri në 16C e 18C maksimalet. Nga e shtuna frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 4-10m/s, njofton Mendimi për Motin.



Të tjera
Lajme Showbiz
Asistentja ia ngrit fustanin Luana Vjollcës, i zbulohen pjesë intime
Luana Vjollca po vazhdon të shijojë
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka