Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të mos bien “pre e politikave shkurtpamëse” dhe të protestojnë kundër lëvizjes së lirë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo ndajnë.
Ky shkrim vjen pas paralajmërimeve të kryeministrit Kurti për hapjen e Urës së Ibrit dhe protestës së paralajmëruar të serbëve në veri të mërkurën.
Shkrimi i plotë:
Qytetarë serbë të Kosovës,
Urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë. Mos u bëni pre e politikave shkurtpamëse e të protestoni kundër lëvizjes së lirë.
Ura e Ibrit duhet të jetë simbol i një jete të përbashkët e të pa alternativë.
Liria e lëvizjes si vlerë universale është e sotmja dhe e ardhmja. Ndarjet e përplasjet na rikthejnë në memorie të kaluarën e tragjeditë tona.



Të tjera
Aktuale
Nis senaca për presidentin: Konjufca përballë Kollqakut, që të dy të Vetëvendosjes
Kosova ka hyrë në ditën
Lajme
Abdixhiku me ironi: Kushtetuta ndërrohet natën, besomëni s’ka bereqet
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Aktuale
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
Kosova ka hyrë sot në