Për gjeneratat e reja e për personat pa memorie politike e historike, zhvillimet e sotme mbi urën kryesore të lumit Ibër mund të duken interesante e të rralla.
Por e vërteta nuk qëndron kështu, pasi kjo urë ka qenë arenë përballjeje për vite të tëra, e sidomos nga qershori 1999.
Zhvillimet e sotit ishin të qeta e aspak me adrenalinë krahasuar me atë që ndodhte në vitet e para pas luftës, kur turma hërë këndej e herë andej urës ia mësyenin ta kalonin atë, shkruan Veriu.info.
Por si gjithmonë aty në mes qëndronte KFOR, që nuk lejonte një përballje mes shqiptarëve në jug e serbëve të veri.
Janë rikthyer pamjet e një përballje direkte mes protestuesve shqiptarë e KFOR-it menjëherë pas luftës mbi urën e Ibrit.
Pamjet shfaqin se si ushtari i UÇK-së e zbulon se KFOR-i kishte vendosur tela me rrymë në urën e Ibrit.
25 vite pas, kjo urë vazhdon të jetë simbol i ndarjes etnike, gjë që po synohet të zbehet, por se si do të duket në fund vështirë të parashikohet.
Video:



Të tjera
Aktuale
Tubimi i LDK’së në Vranjevc, Abdixhiku: Kjo është Kodra e Trimave, sonte na la të gjithëve pa fjalë
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dardan Sejdiu: Kurti taksat tona po i përdor për mashtrim në zgjedhje
Ish-anëtari i LVV-së, Dardan Sejdiu, ka
Aktuale
A shkon vendi në zgjedhje nëse Osmani s’bëhet sërish presidente? Përgjigjet Gërvalla
Kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, ka