Në një ceremoni private dhe të mbushur me emocion, Teuta Rugova, vajza e vetme e ish-Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka kurorëzuar sot me martesë lidhjen e saj me Agron Gjeloshin.
Çifti u martua në rezidencën e familjes Rugova në Prishtinë, ku ceremonia u drejtua nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, shkruan “Kosovarja”
Ngjarja u zhvillua në një atmosferë familjare.
Teuta Rugova, e njohur për angazhimin si ish-deputete në Kuvendin e Kosovës, ka ruajtur gjithmonë një profil të rezervuar publikisht, duke mos qenë asnjëherë pjesë e zhurmës mediatike rreth jetës së saj private.
Martesa e saj me Agron Gjeloshin shënon një hap të ri dhe të rëndësishëm në jetën e saj personale.



Të tjera
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur