Aktiviteti i prokurimit për zhvillimin e projektit ideor dhe të hollësishëm të arkitekturës dhe inxhinierisë për ndërtimin e stadiumit të ri në Rahovec ka ngritur dyshime për shkelje të procedurave dhe vlerësimeve të paqarta nga Autoriteti Kontraktues (AK), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Eksperti teknik dhe ai shqyrtues i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) kanë identifikuar disa mangësi dhe parregullsi në këtë proces të prokurimit, të cilat janë adresuar përmes një raporti të detajuar. Eksperti i OSHP-së gjeti shkelje në fazën e parë të këtij tenderi nga ana ministrisë, andaj e ka rekomanduar Panelin e këtij organi që të detyrojë prokurimin e MKRS-së që të bëjë edhe një herë rivlerësimin, shkruan Demokracia.com.
Qysh më 11 shtator 2024, ministria publikoi njoftimin për kontratë, Zhvillimi i projektit ideor dhe të hollësishëm [zbatues kryesor], të arkitekturës dhe të inxhinierisë, për ndërtimin e Stadiumit të ri në Rahovec, në përputhje me Kategorinë II plus të rregulloreve dhe udhëzimeve teknike për infrastrukturë të stadiumeve, të miratuara nga UEFA. RITENDERIM”, i cili u korrigjua më 3 tetor 2024, duke përfshirë dosjen e tenderit me ndryshimet e bëra. Vlen të theksohet se ndaj këtyre ndryshimeve nuk kishte asnjë ankesë nga operatorët ekonomikë (OE). Procesi i hapjes së ofertave ende nuk është përfunduar, por janë pranuar pesë oferta të koduara.
Më 31 tetor 2024, ministria publikoi njoftimin mbi vendimin e saj. Juria profesionale vlerësoi ofertën me kodin 4919, me 77 pikë, për përshkrimin teknik nga maksimumi prej 80 pikësh. Ndërsa, oferta me kodin ankues 1010 u vlerësua me 55 pikë. Kjo vendimmarrje u kundërshtua nga OE ankues, i cili dorëzoi kërkesë për rishqyrtim më 5 nëntor 2024. Kërkesa u refuzua më 12 nëntor 2024, pa arsyetim të plotë nga AK, duke mos respektuar nenin 63, paragrafi 3 të Rregullores për Prokurim Publik nr. 001/22.
Pas këtij refuzimi, OE ankues paraqiti një ankesë më 20 nëntor 2024 pranë OSHP-së, duke ngritur pretendime të njëjta për favorizim të ofertës me kodin 4919 dhe përdorim të standardeve të dyfishta nga juria.
Vlerësimi i Ekspertit Shqyrtues
Eksperti shqyrtues ka analizuar shkresat dhe provat e paraqitura, duke identifikuar disa çështje kryesore:
Pretendime të Bazuara të OE Ankues (Kodi 1010):
Hapësirat si dhoma e zhveshjes dhe stacioni i kontrollit të dopingut janë vlerësuar në mënyrë të njëanshme nga juria.
Për disa hapësira të tjera (si biletaritë, hapësirat për PAK, dhe barin me shërbime), janë pranuar pjesërisht pretendimet e OE ankues, duke theksuar organizimin e pamjaftueshëm ose mungesën e dimensioneve të qarta.
- Mangësi në Projektin e Ofertës së Vlerësuar me Pikë Maksimale (Kodi 4919):
Mospërshtatja me lokacionin real, përfshirë mungesën e inçizimeve gjeodezike dhe izohipsave.
Mungesa e qasjes së drejtpërdrejtë në fushë nga dhomat e zhveshjes për lojtarët.
- Shkelje Procedurale nga minsitria:
Refuzimi i kërkesës për rishqyrtim brenda afatit të parashikuar ligjor, pa dhënë arsyetime të plota dhe pa njoftim për zgjatje të afatit.
Përdorimi i vlerësimeve të paqarta dhe subjektive nga anëtarët e jurisë, duke rezultuar në favorizim të një oferte mbi tjetrën.
Raporti i ekspertit shqyrtues vë në pah disa mangësi të rëndësishme në procesin e prokurimit, të cilat mund të kenë ndikuar në konkurrencën e drejtë dhe transparente midis operatorëve ekonomikë. Shkeljet e identifikuara kërkojnë rishikim të menjëhershëm të procesit nga Autoriteti Kontraktues, duke marrë në konsideratë:
- Rishqyrtimin e pikëzimit dhe vlerësimeve teknike në mënyrë objektive dhe të bazuar në prova.
- Përmirësimin e komunikimit dhe transparencës në procesin e vendimmarrjes.
- Sigurimin e respektimit të plotë të rregulloreve dhe udhëzimeve të prokurimit publik.
Eksperti Teknik në fund ka sqaruar se, juria profesionale për vlerësimin e ofertave në rastin konkret ka vepruar në kundështim me nein 59 par 4 të LPP-së, pasi ka përdorur standard të dyfishtë të vlerësimit. Kjo është identifikuar gjatë shqyrtimit të pretendimeve ankimore. Në pjesën e Vlerësimit dhe komenteve për OE 1010, në pikën 5, komenti është se “nuk është specifikuar ndarja e hapësirave konform kërkesës së detyrës projektuese”, ndërsa për OE 4919, në pikën 5, të njëjtën situatë e ka vlerësuar si gabim të vogël teknik dhe e ka përfshtirë te komentet për konsideratë.
“Si përfundim, Ekperti shqyrtues dhe teknik vlerësojnë se AK, gjatë vlerësimit duhet ti përmbahet detyrës projketuese si kërkesa të domosdoshme të cilat janë në përputhje me natyrën e aktiviteti të prokurimit, kritereve të dhënies së kontratës, me qëllim të mos bie ndesh me neni 7 të LPP-së dhe nenin 56 pargrafin 3 të LPP-së. Prandaj, në bazë të konstatimeve të mësipërme vlerësojmë se pretendimet e palës në ankesë janë të qëndrueshme. Duke u bazuar në sqarimet e lartpërmendura, eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si e bazuar, të anulohet njoftimi mbi vendimin e AK-së dhe rekomandon që lënda të kthehet në rivlerësim”, thuhet në vendimin e raportit të ekspertit për këtë tender, i cili kap një vlerë prej 100 mijë eurove.
Deri sa paneli të shqyrtojë raportin e ekspertit të vet, tenderi do të jetë i pezulluar, gjë që do të prolongojë edhe më tutje realizmin e këtij projekti. /Demokracia.com/
Të tjera
Lajme
Xhavit Haliti: Pa koalicion, Kurti s’mund t’i krijojë institucionet
Pas vendimit të fundit të Gjykatës
Aktuale
Një i vdekur e pesë të lënduar në aksidentin në Dollc të Klinës
Një person ka humbur jetën dhe
Aktuale
Aksident i rëndë në Dollc të Klinës, autobusi e makina përplasen mes vete (Pamje)
Një aksident i rëndë trafiku ka