Asambleja e Kryeqytetit ka miratuar të hyrat komunale për vitin 2024, të cilat kapin vlerën prej 28 milionë euro.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka vlerësuar këtë vendim si të rëndësishëm për stabilitetin financiar të komunës, por njëkohësisht ka bërë thirrje që Ministria e Financave të zhbllokojë fondet që ende nuk janë alokuar.
Rama tha se ministri në detyrë duhet ta mbajë premtimin për alokimin e mjeteve të votuara, ndërsa theksoi se 35 milionë euro shtesë – 25 milionë nga të hyrat vetanake dhe 10 milionë nga një grant qeveritar – vazhdojnë të mbesin të bllokuara pa asnjë pengesë procedurale.
Uroj që ministri në detyrë ta mbajë fjalën për alokimin e mjeteve të votuara sot. Ndërsa 25 milionë të hyrat vetanake dhe 10 milionë grant qeveritar, gjithsej 35 milionë euro, ende mbahen të bllokuara dhe nuk kërkojnë asnjë procedurë në Asamble, por vetëm vullnetin e ministrit për miratim”, deklaroi ai.
Sipas Ramës, zhbllokimi i këtyre fondeve është i domosdoshëm për zbatimin e projekteve kapitale dhe vazhdimin e shërbimeve esenciale për qytetarët.
Pas deklaratës së kryetarit Rama, ka reaguar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
Ai tha se asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mundësuar bartjen e të hyrave vetanake në Kuvendin Komunal, duke bërë, sipas tij, atë që nuk u realizua në Kuvendin e Kosovës nga Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja.
“Sot, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje e votuan bartjen e të hyrave vetanake në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Pra, atë që nuk e bëri Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e bëri Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, për të zhbllokuar pagesat për shërbimet esenciale publike,” shkroi Murati.
Ai shtoi se për Lëvizjen Vetëvendosje, interesat e qytetarëve mbesin prioritet i padiskutueshëm.



Të tjera
Aktuale
Çeku në listën për deputetë të AAK’së, Haradinaj: Që në ditët e para në krye të UÇK
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka
Aktuale
“50% e rrymës nga Serbia”, Ymeri thotë se në Kosovë ka udhëhequr VukVendosja, akuzon Kurtin
Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri,
Aktuale
Shkon të blejë ilaçe, i moshuari ndërron jetë në farmaci
Një i moshuar rreth 87-88 vjeç