Vdekja e dyshimtë e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në duart e policisë në Lipjan ka tronditur mbarë opinionin publik.
Pamjet e publikuara dje dhe sot shfaqin të ndjerin të shtrirë në tokë, ndërsa pesë zyrtarë policorë ndodheshin mbi trupin e tij, duke tentuar ta arrestonin.
Në lidhje me këtë rast, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi deklaroi se rasti i Agon Zejnullahut ngjall kujtime të dhimbshme dhe paralelizma me atë të Astrit Deharit, pasi, siç thotë ai, të dy kanë humbur jetën nën përkujdesjen e shtetit.
I pari në duart e policisë e i dyti në një qendër korrektuese, shtoi Miftari.
“Agon Zejnullahu njejtë sikurse Astrit Dehari ka gjetur vdekjen në dorë të shtetit. Përderisa i pari në duar të policisë, i dyti në një qendër korrektuese. Fatkeqësisht, partia në pushtet qytetarët e Kosovës po i ndan në votues apo përkrahës të saj dhe qytetarë të tjere. Nëse vet VV me të drejtë kishte kërkuar sqarimin e rrethanave të vdekjes së Deharit, në rastin e Zejnullahut po hesht, që dëshmon zbatimin e standardeve të dyfishta dhe joparimore”, tha Miftaraj .
Tutje, ai thotë se Policia e Kosovës meriton besimin e publikut dhe qytetarëve, dhe se sjelljet e disa policëve nuk duhet të zbehin besimin e publikut në këtë institucion.
Ndërkaq sa i përket trajnimit të policëve të rinj, Miftaraj thotë se problemet brenda këtij institucioni kanë filluar nga koha kur, siç thotë ai, qeveria ka reduktuar kohën e stërvitjeve në tre muaj që sipas tij, është shumë kohë e shkurtër për të siguruar një polici profesionale.
“Problemet në Policinë e Kosovës kanë filluar nga koha kur qeveria ka reduktuar kohën e trajnimit në tre muaj që është shumë kohe e shkurtë për të siguruar një polici profesionale. Dhe për këtë faturën duhet ta paguaj Kryeministri Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme. Një dorëheqje morale nga ministri Sveçla do duhej të ishte minimumi i një ministri që interesin e publikut e vë në dorë të parë para interesave personale dhe partiake”, tha Miftaraj për Klankosova.tv.
Pak më parë, për rastin, më në fund ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili përmes një postimi në Facebook, u shpreh i prekur nga lajmi për vdekjen e këtij qytetari dhe u shprehu ngushëllime familjarëve të tij.
Ai tha se ka kërkuar angazhim urgjent dhe profesional nga Inspektorati Policor i Kosovës si dhe bashkëpunim të plotë të Policisë së Kosovës gjatë këtij hetimi. “Në kuadër të kësaj, hetimet tashmë janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal”, tha ai.
Ndërkaq pesë zyrtarët policorë janë suspenduar dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit./



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet