Mesazhi amerikan për Kurtin e Vuçiqin nga salla e OKB’së

Përfaqësuesja e SHBA’së në Kombet e Bashkuara, Tammy Bruce, në seancën e mbajtur për Kosovën të enjten është kujdesur që t’i përçojë disa mesazhe për kreun e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan Gazeta Express.

Bruce ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump dhe populli amerikan po vëzhgojnë me kujdes dhe po presin se si do të ecin përpara Kosova dhe Serbia.

Ajo ka thënë se SHBA-ja shpreson të shoh teksa Kurti dhe Vuçiq ulin tensionet dhe ulen në tavolinë, duke potencuar se Uashingtoni do të punojë afër me liderë që shohin nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara.

“Shpresojmë që Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiq do të ulin temperaturat, të shmangin eskalimin dhe që do të ulen në tavolinë. Ne do të punojmë për së afërmi me liderë që shohin nga e ardhmja e jo nga e kaluara. Me një dialog të vërtetë e jo teatër”, ka thënë ajo.

Të tjera