Rreth 300 pasagjerë janë evakuuar pasi motori i aeroplanit Delta mori flakë derisa ishte në asfalt në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos në Florida
Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë tymin dhe flakët nga motori dhe pasagjerët që dalin nga aeroplani përmes rrëshqitjeve të urgjencës.
Fluturimi i Delta 1213 ishte caktuar të nisej nga Orlando, i famshëm si shtëpia e Disneyworld, për në Atlanta me pothuajse 300 njerëz në bord. Nga zjarri nuk raportohet për të lënduar.
Linja ajrore tha se ekuipazhet evakuuan kabinën kur flakët u panë në një nga dy motorët kryesorë të avionit.
Administrata Federale e Aviacionit tha se do të hetojë incidentin.



Të tjera
Sport
Kosova dhe Shqipëria sot kërkojnë hapin drejt Kupës së Botës
Kombëtarja e Kosovës do të përballet
Aktuale
Qeveria pa veprim për lehtësimin e barrës së qytetarëve nga shtrenjtimi i naftës
Hiç kufizimit të fitimit për kompanitë,
Lajme
Bie nga lartësia – punëtori pëson lëndime në vendin e punës në Han të Elezit
Një person ka pësuar lëndime ditën