endimi për motin – 25.09.2025
Dita e premtë dominohet nga vransirat, e kohëpaskohe paraqiten kushte për rrebeshe shiu, vende-vende të shoqëruara me bubullima. Frynë erëra lindore e verilindore të lehta dhe mesatare 5-10m/s. Temperaturat pësojnë rënie në 22C e 24C, ato maksimale, ndërsa minimalet në mëngjes luhaten ndërmjet 13C e 16C.
Vransira kalojnë përgjatë vendit në fundjavë, kohëpaskohe të shoqëruara me reshje lokale shiu. Temperaturat maksimale zbresin në 16C e 18C. Kushte të paqëndrueshme do të na përcjellin edhe ditëve të fundit të shtatorit, me mundësi për të reshura shiu, ditën e hënë dhe të martë. Temperaturat mbesin të ulëta, me minimale që zbresin deri në 8C e 10C. Frynë erëra kryesisht nga lindja e verilindja, të lehta dhe mesatare, 3-9m/s.



Të tjera
Aktuale
Rritet çmimi i naftës për 4%
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent
Lajme
Bllokimi i Ngushticës së Normuzit, “tërbim” global me thirrjet për kursim energjie
Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e
Aktuale
Kosova rikthehet në agjendën e BE-së, lirohen 205 milionë euro
Komisioni Evropian ka konfirmuar zyrtarisht heqjen