Rrebeshe shiu të enjten. Temperaturat në rënie të lehtë.
Mendimi për motin – 16.07.2025
E enjta fillon me intervale më me diell. Nga mesdita vransirat fillojnë të shtohen, ku paraqiten mundësi për riga lokale shiu. Më vonë pasdite me afrimin e frontit të ftohtë, pjesëve perëndimore e veriore të vendit zhvillohen kushte për rrebeshe shiu e bubullima, që deri në mbrëmje pritet të pushojnë. Temperaturat maksimale pësojnë një rënie të lehtë në 27C e 30C. Frynë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme verilindore 5-12m/s, me hove deri në 16m/s. Temperaturat minimale zbresin në 16C e 18C.
Ditën e premtë vransirat fillojnë të shpërndahen, ndërkohë që temperaturat zbresin në 26C e 27C, ato maksimale, derisa ato minimale mëngjesin e së shtunës zbresin në 12C. Nga dita e shtunë duke shkuar në fillim të javës vijuese, paraqiten kushte stabile, me më shumë diell, derisa temperaturat shënojnë një rritje të shpejtë, deri në 35C ditën e diel, e 37C e 38C të hënën. Erërat frynë të lehta dhe mesatare verilindore ditën e premtë. Nga fundjava ndryshojnë drejtimin në perëndimore e jugperëndimore.



Të tjera
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur