Mot kryesisht i vranët parashihet ditën e premtë, me të reshura të kohëpaskohshme shiu, që pritet të fillojnë në pjesë të vendit që nga orët e para të ditës. Temperaturat minimale zbresin në 8 e 10C, derisa ato maksimale, mbesin më të ulëta, duke u luhatur ndërmjet 12C e 15C. Frynë erë juglindore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.
Reshjet e shiut kohëpaskohe pritet të vazhdojnë përgjatë ditës së shtunë. Më vonë në mbrëmje pushojnë gradualisht. Ditën e diel, megjithëse do të ketë më shpesh vransira, më vonë, nuk mungojnë intervale me diell. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 12, e ato minimale të dielen zbresin deri në 5C. E hëna fillon me mot më të ftohtë, me minimale prej 0C. Ditën do të mbretërojë mot kryesisht me diell, me maksimale prej 14C. Të martën kalojnë vransira, ndërkohë që temperatuat do të jenë në trend të rritjes deri në 16C e 18C maksimalet. Nga e shtuna frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 4-10m/s.



Të tjera
Aktuale
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucioneve
Edhe një muaj na ndan nga
Aktuale
Drejtori i PK-së: Fajdexhinjtë në Kosovë po i legalizojnë fajdet përmes noterëve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së
Showbiz
Koha kur Benita s’kursente veten për poza provokative
Njëra ndër banoret më të përfolura