Kryesisht mot me diell dhe kthjellime po parashihet ditën e premtë në vend. Orëve të hershme të mëngjesit, ultësirave sërish priten kushte për mjegull e mjegullinë, që deri nga mesdita pritet të largohet. Megjithëse në pjesë të Dukagjinit mund të mbetet më gjatë. Temperaturat minimale zbresin deri në 0C e 3C, e ato maksimale shënojnë rritje deri në 14C e 16C. Në pjesë ku mund të mbetet më gjatë mjegulla, temperaturat mund të mos rriten mbi 10C. Vazhdojnë të dominojnë qetësitë, e pasdite frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s.
Kryesisht me diell do të jetë edhe përgjatë fundjave, ku orëve të mëngjesit ultësirave mbeten gjasat për formim të mjegullës, mirëpo që largohet deri nga mesdita. Natën në mes së shtunës e së dieles kalojnë vransira shtresore kryesisht të nivelit të lartë. Temperaturat minimale zbresin deri në 1C e ato maksimale shënojnë rritje deri në 17C, lokalisht 18C. Ditën e hënë do të ketë shtim të vransirave, por që mbetet butë, e të martën reshje shiu pritet të përfshinë sërish vendin. Maksimalet zbresin në 12C e 13C, derisa ato maksimale shënojnë rritje deri në 6C e 8C. Pas një periudhe të dominuar nga qetësitë, nga dita e hënë frynë erëra mesatare jugore e juglindore 9-15m/s.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make