Reshje të dobëta shiu pritet të fillojnë gjatë natës pjesëve perëndimore të vendit, e që orëve të mëngjesit të mërkurës, kalojnë edhe në pjesë tjera. Gjatë ditës nuk mungojnë intervale me diell, ndërkohë që aty këtu mund të zhvillohen kushte për riga shiu. Temperaturat minimale mbesin më të larta, prej 8C e 10C. Temperaturat maksimale pësojnë një rënie të lehtë në 15C e 16C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga jugu 3-7m/s.
Mjegulla formohet orëve të mëngjesit të ditës së enjte, e më pas parashihen më shpesh intervale me diell. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 19C e 20C. Ditën e premtë në pjesë të vendit prite të ketë zhvillime të rrebesheve të shiut, megjithëse erërat e fuqishme jugore me hove mbi 15m/s, mund të largojnë vransirat. Intervale me diell parashihen fillimisht ditën e shtunë, para se vransirat të shtohen më vonë. Ditën e diel më pas reshjet e shiu përfshinë vendin. Temperaturat pësojnë rënie në 15C e 16C. Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 7C e 11C. Erërat frynë kryesishta nga krahu jugor, të lehta dhe mesatare, 5-10m/s.



Të tjera
Showbiz
Benita hyn sonte në “BBVK”
Pas eliminimit në gjysme finale, Benita
Aktuale
Kurti në NZZ: FSK po e ndjek modelin e ushtrisë suedeze dhe të shteteve të Baltikut
Gazeta zvicërane NZZ ka intervistuar kryeministrin e Kosovës,
Aktuale
Flet kirurgu që u përfshi në rrahje: Reagova në vetëmbrojtje, nuk kam sulmuar askënd
Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë